Home KRYESORE Turizmi elitar ka startuar edhe ne Durres. Pameba nje shembull. Po shteti...

Turizmi elitar ka startuar edhe ne Durres. Pameba nje shembull. Po shteti c’ben?

Nga Artur Nura

Shqiperia ofron nga pikepamja natyrore nje mrekulli te cilen biznesi ka fillluar ta shfrytezoje ne me te miren e mundeshme. Por kjo nuk mjafton, nese shteti me taksat qe i mbledh nga biznesi dhe qytetaret nuk i shfrytezon per te kryer detyren qe i takon.

Tashme Shqiperia eshte nje porte e hapur per turiste nga Europa, kryesisht ajo ish komuniste te cilet po vershojne ketyre aneve per te provuar dhe njohur territore te virgjera. Ata vijne dhe gjejne dy panorama krejt te ndryshme, pjesen private dhe pjesen publike.

Tek e para, hotelet private apo resorte te tilla ata gjejne cilesi dhe tek e dyta, rruget, dritat, pastertia apo papastertia e ambienteve publike, mangesi pa fund te cilat mund ti detyrojne ata te mos vijne me ketyre aneve te mrekullueshme natyrore!

Politika, apo pushtetet e tyre jo vetem qe nuk i kryejne detyrimet e tyre, por vetem mendojne si e si ti marrin sa me shume taksa biznesit dhe qytetarit. Ta kontrollojne here pas here per kryerjen e detyrimeve te tyre, por kurre nuk mendojne si tu ofrojne atyre detyrimet e tyre qe u takojne me ligj dhe moral.

Shteti i cili nuk prodhon, por vetem konsumon, per njeren nga Industrite me te rendesishme te ekonomise se vendit sic eshte turizmi, mire qe nuk kryen detyrimet e tij, por per me teper i shton prej shume vitesh ne pikun e sezonit edhe zgjedhjet politike te cilat padyshim vetem e frenojne kete biznes ne lulezim…

Grand Hotel PAMEBA dhe turizmi polak

Grand Hotel Pameba njeri nga resortet me te njohur ne Golem edhe per histori VIP-ash, se fundi ka realizuar nje kontrate bashkepunimi me nje Agjensi turistike polake e cila sjell turiste nga Polonia ne Shqiperi.

Perqasje.com vizitoi kete fund jave kete hotel te mire organizuar me standarde europiane dhe bashkebisedoi me disa prej atyre turisteve te cilet ishin te te gjitha moshave nga vajza e djem te rinj deri edhe te moshesh se trete.

Na treguan se ishin shume te kenaqur nga mikepritja dhe sherbimi cilesor i Hotelit dhe sigurisht nga bukurite e virgjera te Shqiperise, natyra e mrekullueshme, historia e tij dhe njerezit e dashur dhe te sjellshem.

Disa prej tyre donin te vinin ne dukje edhe kujdesin qe tregonte Pullumb Cafuli, njeri nga pronaret e Resortit i cili merrej ne vazhdimesi me mbarevajtjen e punes nga stafi i tij dhe qe klienteve te tij polake te mos u mungonte asgje.

Agjencia turistike polake ishte kujdesur qe pervec bregdetit te Adriatikut tu ofronte turisteve te saj edhe bukurite antike te Beratit, Apollonise, Krujes e vende te tjera shqiptare, per te cilat ata tregonin me pasion ne ambientet e mrekullueshme te resortit te ndertuar me shije shume profesionale.

Por ndersa bashkebisedimi me disa prej tyre po kalonte mrekullisht dhe filluam te tregonim edhe histori shqiptaresh te cilet kishin dhe kane studjuduar apo jetojne tashme ne Poloni dhe, personalisht u ndjeva shume mire, mberriti muzgu dhe bashke me te erdhen dhe mushkonjat te cilat padyshim i shqetesuan turistet polake!

Per fat te keq, bisedat e kendshme perfunduan dhe ata shkuan ne dhomat e tyre kur ajri ishte i kondicinuar dhe mushkonjat nuk mund ti bezdisnin…!

Kur shteti nuk kryen detyren e tij…

Ndersa u largova ne mbremje nga Grand Hotel Pameba i shoqeruar nga pronari i hotelit Pullumb Cafuli, mu kujtua kur ky pushteti yne i 1 milion votave sapo hyri ne zyrat e shtetit filloi te fliste per disifektimin e bregdetit dhe kujdesin e munguar te pushteti te djeshem ndaj turizmit; sot me shuma marramendese po kujdeset vetem e vetem qe te mbaje pushtetin dhe, e ka harruar detyrimin e tij ligjor per ta ribere edhe kete sezon turistik disifektimin!

Ndersa  po udhetoja me makine nga Golemi per te Iliria ku dritat e rruges ishin te gjithe te fikura, e kutptova me mire interpretimin e diferences midis sektorit privat dhe atij publik bere nga tursitet polake te Pamebes!

Por nuk i dhashe dot pergjigje pyetjes qe i shtrova vetes: deri kur do e lejojme pushtetin te abuzoje me taksat tona e ti perdore ato vetem per mitingje elektorale…!?

Share: