Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ironizuar deklaratat e përsëritura nga rivalët e tij, Edi Rama dhe Ilir Meta, sa i takon ‘makinës me një timon’. Nga Fieri, Basha pohoi se shprehet ata flasin për timon dhe frena, por asnjëherë për hallet e qytetarëve.
“Me timon, pa timon, më duhet në prehër, s’më duhet në prehër, timoni, marshi, asnjë s’flet për hallet tuaja”, tha Basha.
Mes të tjerash lideri i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të rrëzojnë me votë republikën e vjetra.
“Sado i zoti te jesh është e pamundur të çash nëse nuk e ke mirë me rrotën e pushtetit. Kjo nuk është demokracia e standardet europian te cilin unë kam njohur në Hollandë dhe skam çare përpara prej njohjeve por prej përpjekjeve.
Kjo është si shumë histori suksesi shqiptarësh jashtë vendit por jo këtu sepse këtu kush çan është miku i dikujt. Te shembim republikën e politikaneve qe kontrollojnë gjithçka.
Nëse si Kryeministër do anuloj çdo projekt ogurzi që ndot ajrin e Fierit dhe të Shqipërisë.
Deputetet do zgjodhën drejtpërdrejt nga populli pa filtra partiake apo politikanësh. Politikanët do shkarkohen nga qytetarët nëse nuk mbajnë premtimet sipas mundësive kushtetuese dhe ligjore”, pohoi ai.