KQZ pohon se ka problem me komisionerët e propozuar nga partitë politike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha se:
“ashtu si në zgjedhjet e kaluara, partitë politike po tregojnë të njëjten sjellje problematike në respketimin e afateve ligjore për depozitimin e propozimeve për komisionerë të Qendrave të Votimit”.
Ne fakt, ajo kujtoi se afati përfundimtar brenda të cilit duhej të ishin emëruar të gjithë Komisionerët e Qendrave të Votimit ka qenë data 5 qershor.
KQZ i kërkon partive politike, konkretisht Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Lëvizjes Socialiste për Integrim që të dorëzojnë menjëherë pranë KZAZ-ve, propozimet për komisionerë të Qendrave të Votimit.