Home KRYESORE Fotolajm/ Aksident i rëndë në Tiranë, përmbyset makina

Fotolajm/ Aksident i rëndë në Tiranë, përmbyset makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë është përmbysur pranë një banke të BKT-së afër tregut Çam.

Siapas burimeve të 360grade, policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe po heton mbi aksidentin e tmerrshëm. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të autostradës duke krijuar një trafik të madh.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Paraprake

Më datë 15.06.2017, rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një mjet është përmbysur.

Mjetet e përfshira në përplasje janë automjeti tip Ford me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin S. P.

Nga kjo përplasje nuk të lënduar.

Punonjësit e Policisë Rrugore po punonjnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut.”

Share: