Edi Rama u kërkon kandidatëve të Partisë Socialiste që të mos ndikohen nga sulmet e LSI.
Televizioni Klan ka siguruar një mesazh që kryesocialisti i ka dërguar të 140 kandidatëve për deputetë, ku u kërkohet të mos influencohen nga britmat e kërcënimet, siç i vlerëson ai deklaratat e bëra nga forca politike me të cilën bashkëqeverisi për 4 vjet.
Sipas Ramës, çdo minutë që ata mund të harxhojnë duke u marrë me LSI është një minutë e humbur për të folur me njerëzit planin që ka PS për bërë shtet, drejtësi përmes zbatimit të Vetting -ut dhe administratë serioze me nxjerrjen jashtë të partive nga zyrat e shërbimeve për publikun, rritje ekonomike mbi 5% dhe uljen e papunësisë nga dyshifrore në njëshifrore në katër vitet e ardhshme./Opinion.al