Home KRYESORE Manjani i përgjigjet Ramës, Presidenti në fushatë? Nishani nuk po bën fushatë...

Manjani i përgjigjet Ramës, Presidenti në fushatë? Nishani nuk po bën fushatë për askënd

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se po çuditet nga pjesëmarrja e presidentit të Republikës në fushatë, duke shigjetuar Ilir Metën.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manjani i kujton Ramës se presidenti i vendit, Bujar Nishani nuk po bën fushatë, ndërsa Meta bëhet president vetëm në 24 korrik, pas betimit në Kuvend.

“Futja e Presidentit në fushatë!!” B.Nishani nuk po bën fushatë për askënd! I. Meta është President me 24 Korrik. As kaq nuk e dinë?!!”, shkruan Manjani.

Share: