Einxhel Shkira dhe Kastro Zizo ishin dy prezantuesit e pazakontë të Miss Shqipëria 2017. Spekakli i bukurisë që organizohej për të 19-ën herë, u zhvillua më 16 qershor, mbrëmjen e së premtes në Kalanë e Tepelenës nga Deliart Association dhe zgjodhi Alessia Çokun si më të bukurën e këtij viti.
Veç vajzave, elementet muzikore ishin një pjesë e rëndësishme e spektaklit dhe sigurisht edhe prezantimi kishte peshën e tij. Dhe nëse ju është dukur që nuk ka qenë shumë e lehtë të bëje bashkë një vajzë me temperament si Einxhel Shkira dhe një djalë të paparishikueshëm si Kastro Zizo, keni të drejtë. Sot, modelja dhe moderatorja ka përshkruar përvojën me Kastron, por dedikimi i saj nuk ngjan aspak me ato deklaratat e sheqerosura që lexojmë zakonisht, përkundrazi ajo ka thënë të vërtetën.
“Kur Kastro ste le radh te flasesh. Ai eshte llafazan, i rrembyer, i pire dhe i cmendur, egocentrik dhe i dashuruar me veten, rebel i pabindur dhe i paqendrushem.. Prandaj dhe ishte partneri ideal per mua ne kete eksperienc! Sdo kisha mundur te pershtatesha me asnje natyr tjeter vec tendes,sepse gjerat e lehta apo te thjeshta mua sme pelqejn..Ti ma veshtirsove punen ne menyren me te mire te mundshme Faleminderit @kastro_zizo_ !!(P.S:Mendoi qe e harrova,por jooo,thjesht prita per foton e duhur)”, ka shkruar ajo ne Instagram.
Kastro ka ndërhyrë për të korrigjuar një fjalë që ndoshta të vret pak sytë. “Einxhel_shkira kujdes! I pire me aromen e jetes…flm dhe ty qe punen e sotme ma le per neser. flm shume per bashkpunimin plot frute….”, ka shtuar ai. Dhe sërish Einxhel i është përgjigjur. “kastro_zizo_ eshte nje definim artistik jo teorik i dashur koleg. Tani me fruta pa fruta se di une por ne e bem tonen hahahahahaha”, shkruan ajo. E imagjinoni sesi do të kenë qenë replikat e tyre gjatë provave. Megjithatë në skenë pamë një Kastro të sjellshëm dhe një Einxhel bukuroshe dhe të çlirët, që u morën vesh shumë mirë në skenë, edhe pse ajo në një intervistë shprehej që ishte e vështirë t’i gjendej partneri ideal në prezantim. Ndoshta, vërtetKastro ishte partneri i saj i duhur me atë tip!/360grade.al/