Partia e Ben Blushit Libra ka mbyllur me një koncert në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit dhe Blushi e kandidatët për deputetë kanë premtuar se do të jenë zëri i shtresës së mesme, duke premtuar gjithashtu se do të çojë njerëzit e zakonshëm në Parlament.
“Libra do të nxjerrë nga varfëria 400 mijë shqiptarë që sot jetojnë me 400 lekë të vjetra në ditë. Partitë e vjetra i tradhtuan, i lanë në varfëri, i lanë në mjerim, i çuan në getot e qyteteve, i lanë fëmijët e tyre pa shpresë, i bëjnë ata fëmijë të besojnë se varfëria është një sëmundje e trashëgueshme”, tha Blushi dhe ne fakt per nje sy te stervitur shihej skepticiziem edhe ne mbeshtetesit e ksaj partie per premtime kaq esktrafangante.
Libra, premton se do të dyfishojë buxhetin e arsimit, do rrisë minimumin jetik per 500 mije shqiptare, do ule taksat per shtresen e mesme dhe do nxjerre lojërat e fatit jashte qyteteve, por nuk thote se ku do te gjeje leket per te bere gjera te tilla kaq te bukura!