Shqipëria votoi në 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare dhe pas dorëzimit të materialeve filloi procesi i numërimit të votave, diku me pare, diku me vone dhe diku u shty per te filluar ne mengjes.
Tashme pothuajse në të gjithë qarqet janë hapur disa prej kutive të votimit, ku deri tani në avantazh është Partia Socialiste. Ndërsa PD dhe LSI në disa qarqe janë edhe konkurrente për vendin e dytë dhe të tretë.
Deri në orë 06:41 janë numëruar 26.45% të votave ose 1418 kuti nga 5362 në total. Kryeson PS me 49.74 % ose 201.232 vota, e ndjekur nga PD me 27.92% ose 112.944 vota dhe LSI me 15.36% ose 62.136 vota.