Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu e ka nisur mëngjesin e sotëm me vëzhgim në njësinë nr.5 në kryeqytet dhe, ku që mbrëmë vijon procesi i numërimit të votave.
Ambasadori ka ndalur në disa qendra numërimi dhe mësohet se do të vijojë me vëzhgimin edhe në të tjera. Ai ka takuar nga afër numëruesit dhe vëzhguesit duke i uruar punë të mbarë, por nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat.
Ne vemendje publike ka mbetur ish ambasadori Arvizu i cili perveshi menget në procesin zgjedhor për kreun e bashkisë së Tiranës mes Ramës dhe Bashës, ku ky i fundit fitoi me 10 vota.