Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Keto dite PD eshte perfshire ne panik. Syte opinional jane kthyer drejt saj. Shqetesimi qytetar eshte legjitim. Ajo eshte pjese e opozites se vendit. Mendoj se lypet vetepermbajtje.
Demokracia dallohet nga sistemet e tjera politike nga ekzistenca, funksioni dhe kontributi i opozites. Kjo eshte kaq e vertete saqe shpesh thuhet se ne demokraci qeverise opozita.
Ne keto 27 vjet ne Shqiperi jane realizuar disa rotacione politike. Kjo do te thote se pluralizmi pozite-opozite jo vetem ka ekzistuar, por edhe ka qene funksional.
Jane keto arsyet qe keto dite po ndjekim me shqetesim te madh zhvillimet ne Partine Demokratike, si force e pare opozitare shqiptare.
Nuk do hyj ne analizen e thelluar te shkaqeve te kesaj krize, por do nisem nga parashikimi i pasojave te saj per demokracine shqiptare, mireqeverisjen dhe integrimin e vendit ne BE.
Ne nivele makropolitike rezultati i zgjedhjeve te 25 qershorit prodhoi nje thjeshtesim dhe ekuiliber te sistemit politik shqiptar.
Thjeshtesimi konsiston ne zhdukjen e mbi njeqind partickave qe rrinin si kerpurdhat rreth partive te medha. Thjeshtesimi solli konsolidimin e sistemit plural trepolar PS-PD-LSI. Te tre keto subjekte konkurruan me vete dhe u perfaqesuan ne Parlament me vete.
Ekuilibri politik konsiston ne nje balance te kenaqshme pozite-opozite. Kemi nje mazhorance unitare, por te brishte dhe relativisht te pamjaftueshme per vendime me shumice te cilesuar. Nga ana tjeter kemi nje opozite me te tkurrur nga PD, por me te fuqizuar nga LSI qe do kete kontroll te forte mbi qeverine, ne Parlament, ne pushtetin vendor dhe ne mbare jeten shoqerore.
Keto dite po shpaloset nje krize serioze ne PD. I takon kesaj force te zgjidhe kete krize brenda saj pa e shnderruar ne krize politike kombetare dhe institucionale.
Demokratet kane arsye brenda tyre te jene te trazuar. Por ata nuk duhet ta shohin veten si e vetmja opozite ne politiken dhe Parlamentin Shqiptar. Ne krahun opozitar eshte edhe LSI me 19 deputete. Vec e vec dy forcat opozitare PD-LSI do kene perballje te veshtire ndaj PS, por se bashku do jete PS qe do kete sfida te medha ne perballjen me to.
Ne nivele makro-politike demokratet nuk kane arsye te behen deshperake, sikunder socialistet nuk kane arsye te behen mburracake. Midis dy paleve tanime jane rreth cerekmilioni vota te forces trete, LSI, e cila do luaje serish rol stabilizues dhe balancues, dikur ne qeveri dhe sot ne opozite.
Duke e zgjeruar vektrin e analizes pertej partise se tyre, eshte mire qe demokratet te vjeter dhe te rinj te mos nxitohen te marrin vendime ne panik.
Demokratet kane nevoje per kohe, qetesi, vetepermbajtje, bilanc, alternativa, kompeticion demokratik, statuor dhe transparent per lidership. Kjo kerkohet t’i sherbeje demokratizimit, unitetit politik te PD dhe kohezionit te opozites se re te dale nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017.
Vendimet ne panik prodhojne zgjidhje te gabuara per PD, demokratet dhe demokracine shqiptare. PD eshte vlere kombetare, si e tille perben shqetesim edhe per ato qe nuk jane pjese e saj, sic nuk eshte edhe autori i ketij shkrimi.
Dobesimi i PD eshte zbehje e opozites dhe cdo zbehje e opozites eshte dobesim i demokracise. Shqiperia ka nevoje per shtet demokratik, pluralizem politik, liri dhe drejta njeriu, ekonomi tregu te lire dhe integrim evropian.