Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skënder Haluçi ka marrë kërcënime të vazhdueshme kohët e fundit. Sipas Haluçit, është tentuar që si trupa gjyqësore, por edhe ai të friksohen në mënyra të ndryshme dhe forma të ndryshme, por në asnjë rast nuk kanë rënë pre e këtyre presioneve ndërkohë që sipas tij shqetësim ngelet siguria në gjykatë.
Duke qënë që gjykata nuk ka mundësi për një staf sigurie, Haluci ka zgjedhur që të marrë një të ri për sigurinë e tij si një mesazh që nuk i druhet asnjë kërcënimi për jetën e tij por për atë të gjykatësve të tjerë. Për sa i përket Vettingut, Haluci është shprehur se kërkon të nisë prej tij sa më shpejt me qëllim që të vijojë puna në normalitet./lapsi.al