Home KRYESORE Mesazhi i Kryemadhit pas propozimit për kryetare të LSI

Mesazhi i Kryemadhit pas propozimit për kryetare të LSI

Monika Kryemadhi nuk e ka komentuar propozimin e bërë nga Petrit Vasili dhe në postimin e parë në Facebook pas vendimit të kryetarit të dorëhequr ja ua ka dedikuar mbështetësve, të cilëve u shkruan se LSI do të bëjë një opozitë të fortë dhe do të ketë si prioritet përmirësimin e jetesës së tyre.

“Mirëmengjes miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona.  Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja. Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin. Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.#ForceePareForceePapare

Share: