Home KRYESORE Zgjedhjet ne PD/Verifikoni çdo kandidaturë, nëse kanë pasur lidhje me Sigurimin e...

Zgjedhjet ne PD/Verifikoni çdo kandidaturë, nëse kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit…

Kandidatët për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike duhet t’i nënshtrohen Komisionit të Verifikimit të Figurave për të parë nëse e shkuara e tyre ka qenë e lidhur apo jo me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo është kërkesa që kreu i PD-së së Lushnjes dhe deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, i ka drejtuar dy Nënkryetarëve të PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

“Pas 27 vitesh pluralizëm mendoj që ardhur koha që PD si parti e parë opozitare të shkëputet përfundimisht nga ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Pas kësaj , fituesi më datë 22 korrik si kryetar i PDSH duhet që Këshillin Kombëtar, Kryesinë qendrore, kryetarët e degëve të PD dhe kryesitë e rretheve të verifikohen që të gjithë pa përjashtim për lidhjet me ish sigurimin e shtetit.

PD dhe demokratët nuk mund të drejtohen nga individë që janë me çengela në hundë, apo i kanë shitur shpirtin dreqit.

Boll më me njerëz me dy tre emra.

Pas 22 korrikut duhet të fillojë një periudhe e re për forcen tonë politike.

27 vite penetrim të :gaforreve, çorapeve, shkrimtarëve, revizorëve, financierëve, shisheve të qumështit, bozhureve , e lloj lloj lëtyrash qe kur ju përmend emrat e ” pagëzuar” nga sigurimi të vjen për të vjellë, janë shumë për një popull të vuajtur si shqiptarët.

Spiunet le të krijojnë partinë e tyre, se boll janë ushqyer e majmur nga vota e demokratëve”, shprehet deputeti Murrizi. /360grade.al/

Share: