Në daljen e parë publike nga kryeministria që pas zgjedhjeve, Edi Rama i tregoi dhëmbët ish aleatit te tij Ilir Metës, tashme president i zgjedhur me votat e PS, me një mesazh të qartë, gati kërcënues.
Sipas Ramës, Ilir Meta duhet të reflektojë “sa nuk është vonë”, për të mos e damkosur figurën e presidentit me qëndrimet e tij në funksion të interesave të LSI.
Ilir Meta të reflektojë dhe të kthjellohet një orë e më parë, të përqëndrohet sa nuk është vonë te riparimet e papara në këto 27 vjet që i bëri kreut të shtetit, tha Rama.
“LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe nuk duhet ta damkosë si komike figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve” u shpreh Rama para 140 kandidatëve për deputetë që mblodhi tek kryeministria.