Një 20-vjecar i dha fund jetës mëngjesin e sotëm në Fier, duke pirë fotoksinë.
20-vjeçari E.F. piu fotoksinë gjatë ditës së djeshme, teksa ndodhet i vetëm në banesë.
Ai është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk mbijetoi dot.
I riu ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Fierit.
Paraprakisht, dyshohet se akti është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave që e çuan 20-vjeçarin drejt vetëvrasjes. /LAPSI.AL/