Z. BUJAR NISHANI
I nderuar President!
Ka rreth dy muaj qe kerkohet nga Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Durres caktmi i gjyqtarit te trete per shqyrtimin e ceshtjes Veliera. Gjyqtari i ceshtjes e ka bere kerkesen qe ne daten 3 Maj por gjyqtarja e deleguar ne vend te largimit te Kryetarit te kesaj gjykate Marjana Velcani , ka penguar ne menyre te qellimshme dergimin e kerkeses me poste dhe mbledhja e fundit e KLD eshte bere ne daten 9 Maj.
Kam bere kerkese te here pas hershme qe te caktohet gjyqtari i trete dhe mu komunikua tek KLD ja mbledhja nuk po behet pasi gjyqtaret nuk po i mblidhni dot. Atehere desha tju kujtoja qe lerini menjane dekorimet dhe merruni urgjent me kete pune.
Ceshtja Veliera po sabotohet per shkak te zvarritjeve te tilla. Vazhdoni te jeni edhe Kryetar i KLD dhe na premtuat kur patem takim me ju ne muajin Mars qe do te jepnit ndihmen tuaj ne kete ceshtje. Vetem ne nje vend si Shqiperia sabotohen procese te tilla gjyqesore me rendesi publike. Natyrisht gjyqtarja Marjana Velcani do ti kaloje procesit te VETTINGUT
Me respekt
Av. Mirela JORGO