Home KRYESORE Nga zyra e noterisë, te biznesi dhe vajza, si ja del Suada...

Nga zyra e noterisë, te biznesi dhe vajza, si ja del Suada Sherifi (RRËFIMI)

Suada Sherifi është padyshim një nga mamatë më të bukura të ekranit shqiptar. Sa herë që ajo ndan momente nga jeta e saj me vajzën shafqet një dashuri më vete. Ndërkohë që ka nisur vera dhe pushimet e ish-misit janë të kushtëzuara nga prania e Deisyt.

E ftuar në studion e programit të pasdites “Rudina”, Suada rrëfen se kjo periudhë për të ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e ngarkuar.

 “Lindja e Deisy-t ka ndikuar shumë tek unë, e ka ndryshuar jashtëzakonisht jetën, sepse tani e kuptoj që jam më e organizuar, në atë mënyrë që mami im kërkonte gjithmonë nga unë. Çdo gjë është bërë me orar, me regjim, për shkak të Deisy-t”, shprehet Suada.

Nga ana tjetër Suada ka treguar që iu është rikthyer dhe aktiviteteve të saj dhe se prania e vajzës e motivon edhe më shumë.

 “Kam dëshirë që të ndërtoj edhe gjërat e mia, kjo gjë më motivon edhe më shumë. Kam pasur ambicie edhe para lindjes së Deisy-t, por lindja e saj ma ka shtuar. Dua që të punoj në mënyrë që t’i siguroj edhe asaj diçka…. Në të vërtetë, jam e befasuar nga vetja që po e bëj këtë gjë”, tregon Suada.

Suada e kalon ditën sa te zyra e juristes, te biznesi dhe te Deisy ndërkohë që përpiqet që të bëjë më të mirën e saj në secilën prej këtyre angazhimeve.

E pyetur si e gjeti veten përballë një klinike estetike dhe pse ky vendim, ajo tregon se ky lloj biznesi ka filluar të jetë shumë i kërkuar në Shqipëri edhe për faktin se, sidomos gjinia femërore, kanë filluar të tregojnë më shumë kujdes për veten, aq sa duan të dinë, të edukohen, por edhe të trajtohen më shumë.

“Dita ime në këtë periudhë është shumë e zënë, sepse e dimë të gjitha se çfarë sakrificash duhet të bësh në këtë kohë, por i mora përsipër sakrifiacat dhe mendoj se ia kam dalë mbanë. Kam një muaj e gjysmë që kam hapur klinikën etetike, ndihem shumë mirë si sipërmarrëse, sepse që në ditët e para mora reagime shumë pozitive, e shoh që njerëzit kanë besim tek unë. Është diçka që mendoj se ka shumë perspektikë. Ne të gjithëve na pëlqen të kujdesemi për veten. Pastaj kisha edhe njohjet, lidhjet, kontaktet e duhura… Besoj se do eci shumë mire”, tregon Suada.

Ndërkohë që thotë se për të      qenë e mirë në biznesin e estetiks i duhet të lexojë shumë që të jetë e përditësuar me zhvillimet.

 “Unë lexoj pa fund në internet, merrem çdo ditë me këtë pjesë, sepse informacionet duhet të jenë të përditësuara. U jap këshilla bukurie me shumë kënaqësi të gjithë atyre që vijnë në klinikë, e bëj me shumë qejf”, përfundon Suada.

(E.K/SHUPLAKA)

Share: