Kandidatja për deputete e LIBRA-s, Mimoza Hafizi, e cila nuk arriti qe te fitonte ne zgjedhjet e 25 qershorit, beri me dije se grupi i punës i ngritur nga kjo parti po analizon të gjitha parregullsitë gjatë numërimit të votave në qarkun e Tiranës.
Në ora news ajo tha se rezultojnë parregullsi të ndjeshme, teksa solli një rast sesi numëruesi i PD i kalon numëruesit të PS një fletë votimi të hedhur bosh në kuti dhe ky i fundit e plotëson si votë të PS.
Hafizi: Kemi ngritur grupe pune, po punohet përmes filmave të marrë në KQZ. Grupi po analizon çdo kuti votimi, na dalin parregullsi të ndjeshme, ka kuti votimi ku me një dorë hiqen 10 vota përnjëherësh. Ne i kemi denoncuar dhe do vazhdojmë ti denoncojmë. Është e pamundur të preken për një kohë të shkurtër 130 kutitë e Tiranës, procesi është i vështirë pasi filmat e dhënë nga KQZ janë të ndërprerë dhe është shumë e vështirë të vihet korrespondeca mes kutisë së votimit, kutisë që numërohet, të identifikohet kutia e votimit. Unë vetë kam numëruar dhe dje kapa një kuti ku menjëherë 4 vota ishin zhbërë në moment, ishte e KZAZ 30. Ishin të lexueshme. Në procesverbalin përfundimtar LIBRA rezulton me zero vota. Është e qartë që vota është prekur nga numëruesit, është lënë në vullnetin e tyre që të manipulohet ose jo, vëzhguesit tanë kanë qenë prezent por një humbje vëmendje menjëherë bën ndryshimin e rezultatit. Kjo është shumë e dënueshme dhe duhet denoncuar. KQZ denoncoi 76 komisionerë por janë dhe 4 komisionerë të denoncuar nga LIBRA dhe që mund të vazhdohet. Kam një film sesi në tavolinën e numërimit nën kamerën e vëzhgimit të KZAZ merret një fletë votimi që është hedhur boshe dhe numëruesit i PD ja jep numëruesit së PS dhe ajo para kameras e plotëson si votë të PS.