Home KRYESORE Prishja e ndërtimeve në Dhërmi, reagon qeveria greke

Prishja e ndërtimeve në Dhërmi, reagon qeveria greke

Athina zyrtare i është rikthyer sërish deklaratave të saj për çështjen e prishjes së ndërtimeve pa leje në Himarë. Pas prishjes së dy objekteve nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit sot në Dhërmi, qeveria greke ka lëshuar një deklaratë të mërkurën pasdite.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke shembjet po realizohen duke shkelur dispozitat e legjislacionit shqiptar dhe para se të shpallen vendimet gjyqësore të formës së prerë.

“Për fat të keq, autoritetet shqiptare filluan sot në Dhërmi të Himarës shembjen e objekteve turistike që u përkasin pjesëtarëve të minoritetit grek”, thuhet në deklaratë.

“Greqia është në favor të perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Mirëpo, kusht për këtë integrim europian është përkushtim i i këtyre vendeve ndaj rregullave europiane dhe parimet e shtetit të së drejtës. Shkelja e këtyre parimeve nga një shtet kandidat për anëtarësim do të thotë që në të vërtetë, ai shtet nuk e dëshiron rrugën e vet europiane”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke.

Athina zyrtare vëren se “mbrojtja e të drejtave të pronësisë e pjesëtarëve të minoritetit lshtë përcaktuar nga këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së si një nga kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë”.

“Fakti se shembja e objekteve po bëhet në mesin e sezonit turistik, megjithëse ligji parashikon pezullimin e veprimtarive të tilla në këtë moment kohor, konfirmojnë se Shqipëria nuk i ka kuptuar kërkesat e këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian”, përfundon Ministria e Jashtme greke.

Share: