Home KRYESORE Nacionalistët e djathtë fitojnë në Francë…

Nacionalistët e djathtë fitojnë në Francë…

Duket se e djathta e ekstreme ka rritur ndjeshëm numrin e votave të marra në zgjedhjet lokale ne France. Këto janë zgjedhjet e para që pas sulmit muajin e kaluar në Paris, ku mbetën të vdekur 130 persona.

Parashikohet që Fronti Kombëtar të jetë partia e parë në rang kombëtar dhe pritet të fitojë të paktën gjashtë nga 13 rajone në raundin e parë. Ky mund të jetë një moment historik për këtë parti, e cila nuk ka pasur kurrë lidershipin e rajoneve në Francë.

Exit poll-et tregojnë se Fronti Kombëtar mund të marrë rreth 27-30% të votave. Në vend të dytë është Partia Republikane e Sarkozi, e ndjekur nga Socialistët e presidentit, Francois Hollande. Ky është raundi i parë i zgjedhjeve.

Rezultati final do të vendoset nga raundi i dytë që do të mbahet më 13 dhjetor. Partia e Le Pen shumicën e votave pritet ta marrë në rajonin Nord-Pas-de-Calais-Picardie, që është pjesa më e varfër e Francës. Le Pen synon që të përdorë këtë fitore për fushatën presidenciale në vitin 2017.

Edhe pse popullaritetit për presidentin Francois Hollande është në rritje që pas sulmit, kjo gjë nuk është përkthyer në vota për Partinë Socialiste dhe të kandidatëve të saj. Aktualisht socialistët kanë kontrollin e shumicës së rajoneve, por pritet që të humbasin shumicën.

Para sulmeve, Nicolas Sarkozi shpresonte tek një fitore e madhe me partinë e djathtë Republikane, gjë të cilën do ta përdorte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por, rritja e të djathtë ekstreme mund të dëmtojë shanset e tij.

Rajonet në Francë kanë shumë kompetenca në transportin lokal, edukimin dhe zhvillimin e ekonomik. Zgjedhjet në Francë po vëzhgohen nga afër pasi sondazhet tregojnë se popullariteti i Frontit Kombëtar, një parti kjo anti-emigrantëve dhe anti-Be-së është në rritje që prej sulmit të 13 nëntorit. Liderja e kësaj force, Marine Le Pen pritet të fitojë rajonin verior Nord-Pas-De-Calais-Picardie, ndërsa mbesa e saj, Marion Marechal-Le Pen kryeson në Provence-Alpes-Cote d’Azur në jug.

Share: