Home KRYESORE Associated Press për rastin e Ismail Morinës dhe kërkesën për azil politik

Associated Press për rastin e Ismail Morinës dhe kërkesën për azil politik

The Associated Press shkruan rreth ngjarjes së ndodhur 3 vite më parë ku Ballist Morina ngriti dronin me flamurin etnik në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Për këtë veprim ai pret me ankth ekstradimin nga Kroacia për në Serbi. Ndërkohë që media prestigjoze shkruan pikërisht për këtë rast dhe faktin se Morina ka kërkuar azil politik në shtetin kroat.

“Një tifoz shqiptar i futbollit i ndaluar me një urdhër serb për dyshimin se fluturonte një avion me një flamur nacionalist gjatë një ndeshjeje me rrezik të lartë, ka kërkuar azil politik në Kroaci për të shmangur ekstradimin, tha avokati i tij të hënën.

Ismail Morina u arrestua në Kroaci në qershor me një urdhër serb. Një gjykatë në Dubrovnik u pajtua javën e shkuar për të ekstraduar 35-vjeçarin shqiptar në Beograd. Avokati i Morinës, Darko Butigan tha se klienti i tij ka apeluar vendimin për ekstradimin dhe gjithashtu kërkoi azil politik në Kroaci. Butigan tha se Morina ka frikë se nuk do të gjykohet në Serbi.

“Ai ka kërkuar mbrojtje ligjore ndërkombëtare në Kroaci dhe me institucione të tjera të Bashkimit Evropian,” – tha Butigan për The Associated Press me telefon.

Miratimi i javës së kaluar për ekstradimin e Morinës nga gjykata në Dubrovnik ende duhet të konfirmohet nga gjykatat më të larta përpara se ministri i drejtësisë i Kroacisë të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta dorëzojë atë. Kroacia është një vend anëtar i BE.

Në Tiranë, Federata Shqiptare e Futbollit, ose FSHF, thanë të hënën se ata kanë dërguar përfaqësuesin e tyre ligjor për të ndihmuar rastin e Morinës. Zëdhënësi Denis Bastari tha gjithashtu se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premtoi “përpjekjet maksimale që kjo çështje të përfundojë së shpejti dhe z. Ismail Morina të lirohet së shpejti”.

Dhuna ndërpreu një ndeshje kualifikuese evropiane të tetorit vitit 2014 në mes të Serbisë dhe Shqipërisë pasi një dron me një flamur shqiptar u shfaq në fushë. Tensionet Beograd-Tiranë kanë qenë të larta për Kosovën e shkëputur, dikur një krahinë serbe të dominuar nga shqiptarët etnikë.

Ndeshja 0-0 u pezullua pasi tifozët serbët plagosën disa lojtarë shqiptarë të cilët nxituan një lojtar serb që hoqi flamurin. UEFA, organi qeverisës i futbollit në Europë, në fund i dha Shqipërisë fitoren e ndeshjes, duke ndihmuar vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor të fitojë një vend në finalen e Euro 2016, turneu i parë i saj i madh.“/ Përgatiti Lapsi.al

Share: