Ah ju fëmijët tanë që gjithnjë për prindërit jeni fëmije
Vajza e djem, fëmijē nënash e baballaresh shqiptar,
Prindërit janë gjithnje sakrifikues, të merakosur, ne siklet, të pagjumë kur femijët e tyre si kanë nder sy, por ata duhet të punojne, të krijojnë të mira materiale për ju,të ju rrisin, edukojnë, arsimojnë,por dhe të pushojnë, flenë e jetojnë sepse vet cikli biologjiki jetës i tillë është, e nderkohë nuk harrojnë kurre të përsërisin ritualin ku je biri im, kur do vish nē shtëpi bija ime, nata ështē e frikshme, e huaj, e pabese,e tek bej një kalim në rrjetet sociale që janë mbushur me pikëlllim, shkrime plot me dhimbje per humbjen e një të riu që fati i keq e deshi të ishte dhe djale i vetem i dy intelektualeve te nderuar, ku mamaja e tij mesuese Mira ka mesuar sa e sa te rinj e te reja shqiptar, ndër ta dhe vajzën time sytë më janë tejmbushur me lot!
Ah mesuese Mira të gjithē sot janë solidar me ty e bashkëshortin tënd, por Marvin nuk ta kthejnë dot,në gjithë botën ka të tilla vrasje dhe me shumë, ka të rinj qē me armë ne dore vrasin dhjetra bashkëmoshatarë pa iu dridhur syri, kjo nuk ta lehtēson dhimbjen por dhe as nuk e ben më tē lig këtë vend se se mbarë bota e cila ka shumë probleme me të rinjtë:
Unë me lutje dhe pergjërim si një mesuese dhe akademike me një jetē mes të rinjëve, ju bej thirrje degjoni më teper prindërit tuaj, te paktën kini pak respekt per këshillat që u japin, eksperienca e tyre dhe shpirti i prindit gjthnje ēshtë afër fëmijës së tij në të mirë e në të keq, ata nuk e perligjin kurrsesi gabimin tuaj, por nuk ju braktisin kurrë as kur kryeni një vrasje si ndodhe sot me prindërit e djalit vrasës!
Prindērit shqiptar me gjithë problemet e tyre janë heronj te vertete ne ditet e sotme!