Nga Dr Sadri RAMABAJA
Në të përditshmen gjermane “Tagesanzeiger” sot është publikuar një shkrim me theks analitik i gazetarit shumëvjeçarë dhe njohës i rrethanave politike në Ballkan, Erich Rathfelder.
Ndër tjera Rathfelder konstaton mudnësinë reale të shkarjes së vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme, e të cilat, sipas tij, do t’ i konvenonin më së shumti VV.
“Vetëvendosje është ajo që do të përfitonte më shumë nga përsëritja e zgjedhjeve”, shkruan gazeta, ndërkaq Albin Kurtin, tutje, e cilëson si liderin e dëshiruar nga gjenerata e re në Kosovë,
Ajo që më bëri përshtypje tek kjo analyzë e shkurëtr, ishte, ndër të tjera, edhe ky konstatim:
“Institutionen allerdings, also die EU-Vertretung, die internationalen KFOR-Truppen und die Rechtsstaatsmission Eulex, sehen den 45-Jährigen, der unerbittlich gegen die Korruption und die „verluderte politische Klasse“ ankämpft, als Gegner und Hemmschuh für die Annäherung des Kosovo an Serbien an. Die wird vor allem von der Europäischen Union unbedingt gewünscht.”
Po e sjell përkthimin e shlirë:
“Institucionet, pra, Përfaqësisë së BEE, trupave ndërkombëtare -KFOR-it si dhe Misionit për Drejtësi të BEE – EULEX-it, megjithatë, e shohin 45-vjeçarin (fjala është për Albin Kurtin. SR), i cili vazhdimisht lufton korrupsionin dhe “klasën politike me tru të rrjedhur”, si pengesë për përafrimin e Kosovës me Serbinë. Ndërkaq, kjo është absolutisht thelbësore për Bashkimin Evropian.”
Sipas Rathfelderit, është e qartë se, në rast të fitores së VV, do të kemi një përmbysje të agjendës së Brulselit dhe Beogradit në raport me Kosovën.
BE-ja është e presdisponuar që mbi dokumentin e Ahtisarit, të ecë tutje me zgjerimin e autonomisë serbe në Kosovë, konstaton gazeta.
BE don që të ecë tutje: Komunat serbe, që përbëjnë 7% të popullsiës, por kontrollojnë 20% të territorit, do të duhej të krijonin “Bashkësinë Serbe” (Federatën e Komunave!). Kjo Bashkësi do të duhej pastaj që ta kishte Instancën qeverisëse (Qeverinë), parlamentin e vet dhe presidentin e saj.
Ky vullnet politik i Beogradit, që gjeti miratimin e Brukselit dhe më pas u kurorëzua me marrveshjet e Brukselit dhe Vjenës (peill 2013 dhe gusht 2015) tok me marionetat e Prishtinës, a nuk prezanton shtetin në shtet, entitetin e ri shtetëror serb ngajshëm e Republikën serbska në Bosnjë?
Kurti, sipas TAZ nuk do ta mbështeste ndarjen e Kosovës mbi baza etnike.
Kurti, vazhdon tutje TAZ, e ka luftuar ashpër edhe të ashtuquajturin Plan të Ahtisarit, të cilin e pat imponuar OKB-ja në vitin 2007, e i cili ishte si parakusht për pranim nga ana e Parlamentit kosovar për shpalljen e pavaërsisë më 2008.
Për Albin Kurtin dhe mbështetësit e tij, konstaton TAZ, aplikimi i këtij projekti do ta shndërronte Republikën e Kosovës de fakto në një Bosnjë të dytë, pra në një entitet shtetëror plotësisht të paralizuar dhe bllokuar, krejtësisht në përputhje me viullnetin politik serb.
Serbia dhe Lista e saj si forcë subversive në Kosovë, prëkundrazi, janë plotësisht të gatshëm që si kundërveprim, të votojnë pro një qeverie që do të udhëhiqej nga ata që i cilëson si “kriminel lufte”, ndërkaq në opinonin e brendshëm, por edhe atë të jashtëm, vlerësohen tutje si ish komandantë të UÇK-së, natyrisht të bindur se me këtë tip qeverie do të jenë në gjendje që ta realizojnë Bashkësinë Serbe, përmbyll analizën TAZ.
Me Albin Kurtin kryeministër dhe me VV si forcë e parë, ky projekt duhet rishikuar. Këtë fakt, duket se e kanë tashmë të qartë faktorët ndërkombëtar.
Por, ky fakt, po hedh dritë edhe te veprimi nën rrogoz i diplomacisë së Beogradit, madje në dukje duke u nxituar. Në njërën anë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq del me prononcimin e tij për të ashtuquajturin dialog të brendshëm në Serbi për çështjen e Kosovës, të cilin e kullufisin si karrotë të preferueshme qarqe të shumta politike si në Tiranë edhe në Prishtinë, duke e cilësuar si gjoja hap historik, madje duke e krahasuar këtë veprim me atë të De Golit në raport me Argjentinën, pa logaritur se fjala është për strategjinë e ndarjes së Kosovës!
Në anën tjetër, në terren, Beogradi ka vënë në lëvizje Listën Serbska, si kolonën e pestë serbe në Kosovë. Tashmë është e qartë se përse 9 çetnikët serb, të kësaj kolone subversive serbe të legalizar nga Thaçi me C, nxitojnë ta mbështesin kuazikoalicionin PAN për formimin e Qeverisë dhe pse janë më aktivët në “themelimin” e institucioneve të Kosovës!
Beogradi ndërkohë e ka ët qartë se, edhe institucionet ndërkombëtare me peshë, tashmë kanë filluar të korrigjojnë qëndrimet në raport me VV dhe Albin Kurtin. Fjalën e kam për aleatët e natyrshëm të Repubikës së Kosovës. Ata që shohin zbarkimin e trupave ushtarake amerikane dhe të atyre nga Britania e Madhe, të shoqëruar me veprimet diplomatike në Maqedoni, e kanë të qartë se gjeopolitika sërish është rikthyer në Ballkan me kapacitete të plota.
Tagesancajger me të drejtë konstaton se, Kurti tashmë “nuk akuzohet në mënyrë paushalle si më parë, si nacionalistë ose si një i majtë marksistë i pakorrigjueshëm”. Këtë arsenal akuzash, duket ia kanë lënë në dispozicion ekipit të sharrllatanëve kuazidjathtistë të PDK-së, që tutje duan të luajnë me parollat politike të epokës së Lufëts së Dytë Botërore!
Shih për këtë, hedhja në sulm e PDK-së, më ngjet e koordinuar mirë me qarqet e njohura tashmë të BE-së, pra pikërisht me ato qarqe të cilat e ndihmuan puçin brenda LPK-së dhe vënien nën kontroll të UÇK-së permes të ashtuquajturës Drejtori politike, që de fakto e linte UÇK-në pa kokë politke. Ujërat kanë filluar të kthjellohen. Vetëm mendësia kalorsiake e ndonjë princi të vonuar, ose ndonjë politikani sharllatan, mund të mos e vërej këtë veprim subversiv të Beogradit të koordinuar me qarqet pro sllave brenda BEE.
Komploti ndaj Republikës duhet të marrë fund.