Teksa po ktheheshin nga një dasëm, dy persona, burrë dhe grua janë aksidentuar me motor.
Sipas policisë, shkak është bërë humbja e kontrollit të motorit nga ana e Piro Koci 57 –vjeç, duke rënë kështu në asfalt, pasi po ktheheshin për në Seman.
Të dy janë dërguar në spital, ndërsa më e rëndë paraqitet gjendja e 57-vjeçarit, që është futur në sallën e operacionit.
Gruaja është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al