Home KRYESORE A mund të nderojë viktimat e komunizmit shoqëria shqiptare?

A mund të nderojë viktimat e komunizmit shoqëria shqiptare?

Nga Artur Roshi

Data 23.Gusht në Europën e civilizuar njihet si dita e kujtimit të viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.Kjo do të thotë se Europa i ka vendosur në një plan krimet e Stalinizmit (komunizmit) dhe Nazizmit,gjithashtu i ka dënuar më parë krimet që shkaktuan këto viktima.Kjo gjë tregon sa larg Europës është shoqëria shqiptare.Ne sot ende nuk mund të flasim për një ditë të viktimave të komunizmit sepse është e pakuptimtë kur ata që i bënë këto viktima kanë ende vendin e nderit.

Ish-diktatorin Enver Hoxhën e kemi ende hero të popullit dhe kryeministri me portretin e tij në sfond shkon dhe bën homazhe.Predikimi i ideve komuniste duhen të ndalohen me ligj,ashtu si Gjermania ndaloi idetë naziste.Sistemi komunist dhe krimet e tij duhen dënuar,ashtu si Gjermania dënoi sistemin dhe krimet e nazizmit.

Sot shteti shqiptar nderon akoma datat simbol të komunizmit,vazhdon mban toponimet e sistemit komunist.Makineria e sigurimit të shtetit që mbajti në këmbë sistemin komunist vazhdon të zotërojë pushtet politik të qënësishëm.

Historia nuk është rishkruar duke i mbajtur ende në pluhur figurat më të rëndësishme të saj dhe duke glorifikuar e duke kthyer liliputët në vigan. Ende askush ska marr pergjegjesin dhe askush ende ska kërkuar falje për gjithë këto viktima.

Vula është kryeministri si pinjoll i komunistëve dhe filozofia politike marksiste që ai ndjek nën çadrën e socializmit europian.

Realisht shoqëria shqitare sot po jeton periudhën e zgjatimit të diktaturës,por në një trajtë strukturore amorfe,prandaj çdo sjellje fasadë me viktimat është një tallje vulgare që vjen për vazhdimësi të të djeshmes dhe ligësisë së saj mbi të cilën ishte ngritur.Në se qeveria cakton një datë për nderimin e viktimave të komunizmit pa një proces të plotë të dekomunistëzimit të shoqërisë, ajo do të jetë dita e lartësimit të krimeve të komunizmit.

Share: