“Mbreti” i POP-it, Michael Jackson u varros në varrezat Fores Loan, në Californi, por prej kohësh kanë qarkulluar hipoteza të ndryshme që vënë në dyshim vdekjen e tij. Një portal amerikan ka shkruar së fundi se varri i këngëtarit është bosh dhe brenda tij nuk ndodhet trupi i legjendës.
Pas kësaj kanë reaguar familjarët e këngëtarit që kanë pohuar se trupi i tij, me kërkesën e vetë Michael, është djegur dhe hiri është shpërndarë në fermën Neverland.
Mosbesuesit thonë se faktet nuk përputhen me sepse menjëherë pas varrimit, trupi u dërgua për në varreza. Janë prapë familjarët ata që thonë se djegien e kanë bërë pas disa muajsh dhe e kanë vendosur sërish arkivolin në varr! /Living/