Home KRYESORE Ja perse isha ne proteste dhe ajo cka vura re…

Ja perse isha ne proteste dhe ajo cka vura re…

Nga Zirkon Disha

Isha ne proteste, per te kundershtuar kete model arrogant qevrises.  Isha aty per t’ju bashkuar denoncimeve qe vete PD-ja ka bere nga foltorja ne seli. Isha aty, per ti thene jo makiazhit qeverises, jo shpenzimeve per luks zyrash, jaguaresh, tenderash abuzive, konçensione klienteliste, gjuhe e ndyre kuvendaresh. Isha aty, per ti thene jo dhunes policore, jo masave rrenuese ekonomike, jo taksave te pastudiuara, jo rrugeve qorre te ketij modeli qeverises…

E kam pershkuar me hapa te vegjel, nga kryeministria deri tek Ministria e Brendshme, isha mes njerezish te cilet ju ishte perhumbur shikimi nga skamja. Mes njerezish te cilet kane mbyllur bizneset nga represioni tatimor, nga grupet fantazem tatimoresh. Mes avokatesh, noteresh, mjekesh, stomatologesh, arkitektesh, kontalbilistesh, financieresh, te cilet do vene ne medyshje nese do vazhdojne te jene profesioniste te lire, apo do i skllaverohen ndonje partie! (mes tyre kishte dhe boba te kollarisur, kryesisht ish-drejtore apo deputete)

Me erdhi keq, shume keq qe momentin qe kryetari i opozites fliste, copa guresh fluturonin drejt kryeministrise. Nuk me erdhi keq as per neonet pervers qe po thyheshin, as per bojen qe nxinte vetratat e dritareve. Me erdhi keq per kryetarin e opozites, qe u soll njesoj si kryetari i opozites se djeshme. (bente sikur nuk shihte, sikur s’po ndodhte asgje)

Pastaj ne menyre te befshme mbyllja e protestes u pasua me nje thirrje per t’ju drejtuar (ministrise se brendshme), menjehere mendova se do shkonin tek bunkeri, vepra e artit e (KM-artist). Nuk e kuptova arsyen dhe sigurisht qe kjo gje nuk ishte ne prioritet e mia, por dhe te shumices pjesemarrese ne proteste.

Zhvendosja e protestuesve tek bunkeri, zbehu gjithe imazhin e asaj çfare une prisja nga protesta. Instrumentalizim te protestuesve, hallexhinjve, taksapaguesve.

Une isha per aty, per te kundershtuar kete model qeverisje, por fatkeqesisht ky model opozite nuk premton nje qeverisje ndryshe, ne fakt nuk premton qeverisje!

Share: