Në Këshillin Bashkiak të Himarës, më 25 gusht, kundërshtarët e projekteve që do të miratonte këshilli, reaguan dhunshëm. Raportohet qe në krye të protestuesve ishin Fredi Beleri, kryetari i Omonias Himarë dhe biznesmeni shume i njohur Nikollaq Neranxi.
Në kushtet kur mbledhja rrezikohej sërish të prishej, sepse Këshilli Bashkiak dhe kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, nuk deshironin qe komuniteti Himarjot te ishte prezent ne mbledhje, vendosën që mbledhjen e radhës ta mbanin në fshatin Kuç, i cili me ndarjen e re territoriale është pjesë e kësaj bashkie.
Per me teper ambienti ku do të mbahej mbledhja u mor në ruajtje nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte, pra per te ruajtur te zgjedhurit nga zgjedhesit!
Por, edhe në Kuç nuk munguan përplasjet, ku banorët nuk pertuan te shkonin deri ne Kuc edhe pse larg dhe tentuan të hynin në sallën e improvizuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Raportohet qe tentativat për të prishur mbledhjen nuk zgjatën shumë, pasi anëtarët e PBDNJ-së u larguan nga mbledhja, e bashkë me ta dhe protestuesit e mbërritur nga Himara.
Mbledhja vijoi normalisht, ku të pranishëm ishin këshilltarët e PS, PD e LSI, të cilët diskutuan dhe miratuan me konsensus mbi planin e përgjithshëm vendor të Himarës.
“Shumë shpejt edhe ata do të kuptojnë që këto që po bëjnë nuk kanë qenë të mira dhe të sakta. Plani që miratuam sot, do të jetë instrumenti i tyre i vetëm që të marrin leje, sepse deri më tani ata nuk mund të zhvillohen”, tha pas miratimit të planit, kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.
Ndersa Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi qe nuk ishte prezent ne mbledhjen e Kucit shkruajti ne Facebook:
Forca te Nderhyrjes se Shpejte per te ndaluar banoret e Himares a thua se jane kriminele!!! Ata kishin bere 140 km rruge, per te ushtruar te drejten kushtetuese si degjues ne mbledhje e natyrisht edhe per ta kundershtuar kur bie ndesh me interesat e tyre. Kjo dite do te hyje ne histori si dita kur hajdutet e Bashkise moren malet per te firmosur grabitjen! Sa gabim i kane bere llogarite! Nuk do kene kohe as te pendohen!