Home KRYESORE Shqiptarët vrasin biznesmenin kinez dhe i masakrojnë djalin

Shqiptarët vrasin biznesmenin kinez dhe i masakrojnë djalin

Një biznesmen 40-vjeçar me origjinë kineze është vrarë në mënyrë makabre dhe djali i tij 14-vjeçar është masakruar nga katër shqiptarë, në Spanjë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, shqiptarët kanë hyrë në vilën e biznesmenit për të vjedhur banesën dhe më pas kanë vrarë 40 vjeçarin, si dhe kanë dhunuar djalin e tij 14- vjeçar duke i thyer krahët.

Ai ka parë se babai po sulmohej nga disa persona me maska dhe ka tentuar të futet mes tyre, por ata e kanë dhunuar duke i thyer të dy krahët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës dhe të martës, shkruan tvklan. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë dëshminë e pjesëtarëve të tjerë të familjes të cilët janë terrorizuar nga ajo që kanë parë.

Policia vendase njoftoi se pasi kanë vrarë biznesmenin dhe dhunuar të miturin, 4 shqiptarët kanë dalë nga dritaret e vilës, duke mos përdorur asnjë nga dyert e saj.

Familja e cila është sulmuar dhe dhunuar nga shqiptarët është me origjinë kineze dhe jeton në një vilë që kushton 2 milion euro.

Vila ka një sistem alarmi, por pronarët nuk e kishin aktivizuar duke menduar se ndiheshin të sigurt, shkruajnë mediat spanjolle./lapsi.al

Share: