Home KRYESORE Flet hetuesi nga Vlora i kërcënuar me jetë: Sfidoj Ramadan Trocin

Flet hetuesi nga Vlora i kërcënuar me jetë: Sfidoj Ramadan Trocin

Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës, për të cilin mediat gjermane shkruanin dje se është kërcënuar e rrezikon jetën, tregon se është shkarkuar pa asnjë motiv nga puna.

Ndërsa lidhur me reagimin e djeshëm të Prokurorisë, ai thekson se nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë ndonjëherë azil. Arben Jorgaqi ironizon edhe më faktin që në reagim është theksuar se ai ka hetuar çështje për vjedhje kapakësh pusetash. Ndërsa sfidon prokurorin e Vlorës, Ramadan Troci, që të publikojë një dosje të tij për vjedhje të tilla.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Arben Jorgaqi shprehet se ka punuar për 10 vjet si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës, nga viti 2007 deri në prill të këtij viti, kur e transferuan në Përmet.

Ndërsa thekson se ka hetuar çështje nga më të ndryshmet, nga vrasjet e trefishta, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, falsifikime, e deri te shpërdorimi i detyrës nga zyrtarë të lartë.

Jorgaqi shprehet se Prokuroria e Vlorës pushon hetimet për njerëz që i mban 7 muaj në kërkim, me mandat arresti, pa i marrë as në pyetje.

Në artikullin e gazetës gjermane thuhet se jeni kërcënuar për një çështje korrupsioni. Për çfarë çështjeje bëhet fjalë?

Së pari dua të të them se gazetari gjerman më dërgoi dje artikullin dhe pasi e lexova, i nisa e-mail, ku i thosha se kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore dhe jo prokuror në Vlorë. Por gjuha gjermane dhe termat juridikë nuk e njohin në gjermanisht termin oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori. Ata i quajnë prokurorë.

Në çfarë periudhe keni punuar në Prokurorinë e Vlorës?

Kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore në Vlorë nga nëntori i vitit 2007 deri në prill të vitit 2017, kur më transferuan në Përmet. Megjithëse, ligji për veting dhe dispozitat kalimtare kushtetuese i ndalojnë transferimet apo lirimet.

Po motivacioni i transferimit, cili ishte?

Më 29 maj, Gjykata vendosi rikthimin tim në Vlorë dhe të nesërmen u lirova me faks. Motivacioni i shkarkimit jo e jo, por nuk është as neni i ligjit që i referohet shkresa e shkarkimit. Brenda një muaji janë nxjerrë më shumë se 40 urdhra lirimi dhe rekrutimi. Këtë gjë e tha edhe Gjykata Administrative e Tiranës.

Cila ishte ideja që ju kontaktoi gazetari gjerman? Ju kontaktoi vetëm ju apo edhe prokurorë apo oficerë të tjerë të Policisë Gjyqësore?

Gazetari gjerman ka burimet e tij. Nuk besoj se ka dobësi për hetuesit e vjedhjeve të kapakëve të pusetave.

Çfarë çështjesh keni hetuar në Vlorë?

Unë në 10 vjet kam hetuar një gamë të gjerë veprash penale. Nga vrasjet e trefishta, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, falsifikime, shpërdorim detyre të zyrtarëve të lartë. E sfidoj Ramadan Trocin të nxjerrë një dosje timen me vjedhje kapakësh pusetash.

Së fundmi, cila ishte çështja që po hetoje para transferimit në Përmet?

Kam pasur në dorë rreth 20 çështje në atë kohë. Kam qenë pjesë e hetimeve të rëndësishme.

Ju kanë kërcënuar?

Mund të ngrini pyetje pse Prokuroria e Vlorës pushon hetimet për njerëz që i mban 7 muaj në kërkim, me mandat arresti, pa i marrë as në pyetje.

Prokuroria në reagimin e saj e konsideron artikullin si një argument tuajin për të kërkuar azil në Gjermani apo në vende të tjera të BE-së. Keni një reagim për këtë?

As nuk kam kërkuar dhe as nuk do të kërkoj ndonjëherë azil.

Thuhet se jeni kërcënuar për një çështje korrupsioni. Për çfarë çështjeje bëhet fjalë?

Share: