Home KRYESORE Tensioni i fundit/Bombarduesit amerikanë mbi Korenë e Veriut

Tensioni i fundit/Bombarduesit amerikanë mbi Korenë e Veriut

Dy ditë pas lëshimit të raketës që kaloi mbi Japoninë, SHBA është kundërpërgjigjur ndaj Koresë së Veriut. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut organizuan një stërvitje ushtarake duke demonstruar fuqinë ajrore.

Reuters raporton se avionë bombardues amerikanë fluturuan mbi Korenë e Veriut. Kanë qenë dy bombardues B-1B dhe katër avionë luftarakë F-15 që kaluan mbi hapësirën ajrore të Koresë së Veriut duke dhënë një mesazh të qartë për shtetin komunist, shkruan tvklan.al.

Dy bombarduesit amerikanë u ngritën nga baza ushtarake amerikane në ishullin Guam, territor që Kim Jong ka kërcënuar se do ta sulmojë me raketa. Stërvitja ushtarake dhe manovrat ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut ishin për t’i treguar forcën Koresë Veriore, e cila vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor dhe të testojë raketat balistike.

Tensionet në gadishullin korean janë të larta, teksa javë më parë ka pasur kërcënime direkte mes Donald Trump dhe Kim Jong Un për sulme të ndërsjellta.

Share: