Home KRYESORE Bashkiakët patrullim me biçikleta, gjoba për kundravajtjet

Bashkiakët patrullim me biçikleta, gjoba për kundravajtjet

Ditët e fundit në të gjithë Tiranën shihen policë bashkiakë që patrullojnë me biçikleta. Shërbim i ri ka tërhequr jo pak vëmendjen e qytetarëve.

“Patrullimi i policëve me biçikleta fillon nga bulevardi i ri, sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, parku Rinia, parku kombëtar si dhe në rrugët e Tiranës. Sipas ligjit për policinë bashkiake, si patrullat me biçikleta edhe ato me mjete motorike apo ato në këmbë kanë të drejtë të gjobisin të gjitha kundravajtjet, që mund të jenë: zënia e hapësirës publike, tregti e paligjshme dhe parkim i gabuar i mjeteve”, sqaron Toni Beni, drejtor i Kontrollit të Territorit pranë Bashkisë së Tiranës.

Sipas zyrtarit të lartë, aktualisht në kryeqytet patrullojnë 5 grupe policësh bashkiakë, të cilët u shërbejnë qytetarëve edhe për t’u orjentuar me Tiranën. “Ky shërbim është instruktuar për të dhënë info edhe për pikat turistike”, saktëson Beni.

Pjesë e patrullave me biçikleta janë policë me përvojë, por edhe të rinj, të cilët ky shërbim i ri i afron më shumë me qytetarët./dita.al

Share: