Home KRYESORE U desh të vritej gjyqtarja që shteti të marrë në mbrojtje gratë...

U desh të vritej gjyqtarja që shteti të marrë në mbrojtje gratë e dhunuara

Shteti është zgjuar ndaj jetës së rrezikuar të grave menjëhere pas vrasjes se gjyqtares Fildes Hafizi; deri tani dukej se nuk kishte asnjë rrezik. Ndërkohë janë zgjuar edhe gratë e dhunuara, por të fjetura ndaj rrezikut.

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish bashkëshorti i saj, ka sjellë reagime të shumta nga shumë drejtime.

Një grua denoncoi publikisht bashkëshortin, ndërsa policia u vu në lëvizje për vërtetimin e rastit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Për veprën penale të “Dhunës në familje”, janë arrestuar shtetasit:– Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

– Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë ( Kamëz ).

– Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar – Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar – Vorë.

Share: