Ditën e sotme dy vëllezër hipën në tarracën e një pallati 5 katësh nga ku kërcënuan te hidheshin per vetëvrasje. Ata argumentonin se shtëpia e tyre, me dokumenta të rregullta, do t’i kalojë padrejtësisht ish-pronarëve.
Një ngjarje e tillë ka alarmuar shumë qytetarë dhe policinë e cila ka arritur të negociojë me dy vëllezërit Bejko. Ndërkohë, pasi zbriten nga pallati, njëri prej vëllezërve Damian Bejko, tha në një lidhje telefonike me Ora News tha se po u vidhet banesa.
“Të gjendur para fakteve të veprimeve të zyrës përmbarimore të Durrësit që në asnjë rast nuk kanë respektuar asnjë lloj vendimi ligjor, duke filluar nga shkelja me dy këmbët e vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 24 mars 2015 e cila vendos pezullim të veprimeve përmbarimore dhe të shkallës së gjyqësorit, të shqyrtohet çështja në themel në Gjykatën e Lartë.
Me mënyra që vetëm ata e dinë janë pajisur me certifikatë pronësie dhe kanë nxjerrë konfirmim ekzekutiv nga Enti i Banesave në Durrës, vendim për të na nxjerrë nga shtëpia. Duhet të shkoni tek Gjykata e Durrësit të shikoni si është e vërteta, por gjykatësit e mbulojnë.
Pa u lajmëruar fare, u gjendëm përpara veprimeve përmbarimore. Mobilizuan dhe policinë. Më vjen keq, ne protestonim kundër përmbarimit. Nëse nuk zgjidhet kjo çështje unë bashkë me familjen time, me dy fëmijët 4 dhe 13 vjeç, do të hidhem nga banesa. Nuk kam rrugë tjetër, nuk kam ku të shkoj.
Banesën e kam prej 40 vjetësh, vinë dhe e marrin me letra falso. Në këtë moment kam vendimin e Gjykatës së Lartë, kam edhe një vërtetim nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Durrës që më jep të drejtën.
E para është drejtësia.Të gjenden ata që kanë bërë falsifikimin dhe të marrë fund kjo punë. Pastaj zgjidhjet pranohen, por jo ti jepet prona hajdutit”. – shprehet Damian Bejko./lapsi.al