Home KRYESORE Gazetarja e infiltruar në Korenë e Veriut: ” Çdo rrugë për rrëzimin...

Gazetarja e infiltruar në Korenë e Veriut: ” Çdo rrugë për rrëzimin e Koresë së Veriut të çon në katastrofë”

Çdo rrugë për rrëzimin e regjimit të Korenë e Veriut të çon në “katastrofë”, thotë një gazetare e infiltruar, që raporton në fshehtësi nga vendi komunist, trasmeton “The Independent”.

Hapja e shoqërisë së Koresë së Veriut është “një problem i madh “, sepse qytetarët “janë privuar nga aspektet minimale të jetës, si edukimi, informimi, apo prona, thotë Suki Kim.

Zonja Kim autore e librit “Without You, There Is No Us” një libër sekret mbi jetën në Korenë e Veriut, ndërkohë që ajo punonte si mësuese anglishteje në Universitetin Pyjor të Shkencës dhe Teknologjisë .

“Nuk ka një sistem që mund t’i zhvillojë ata. Udhëheqësi i Madh nuk mund të zhvillohet. Ju nuk mund të jeni më pak të zotë. Sistemi i Liderit të Madh duhet të thyhet por është e pamundur të imagjinohet” thotë ajo.

“Ndërhyrja ushtarake nuk do të funksionojë sepse Koreja është një fuqi bërthamore. Ajo që u nevojitet qytetarëve është lumë informacioni, mbi botën, mbi jetën, mbi lirinë”. “Popullsia është abuzuar dhe është viktimë e një ideologjie kulti. Edhe në qoftë se Udhëheqësi i Madh do të rrëzohet, por një formë tjetër diktature do të zërë vendin e tij. Çdo rrugë është një katastrofë. Do të doja të ofroj zgjidhje, por gjithçka të çon në vdekje pa fund”

Lajmi vjen ndërkohë që kriza në gadishullin Korean kërcënon të përkeqësohet edhe më tej, mes raporteve nga Koreja e Jugut se fqinji i saj vendosi një raketë në bregdet. Regjimi i Kim kishte testin e gjashtë bërthamor të dielën, duke shpërthyer një pajisje termonukleare, disa herë më e fuqishme se përpjekjet e saj të mëparshme.

“Koreja e Veriut nuk do të heqë kurrë dorë nga armët e veta bërthamore. Paralajmëroi gazetarja./360grade.al

Share: