Home KRYESORE Viktimat e para nga uragani “Irma” që po shkatërron gjithçka (Video)

Viktimat e para nga uragani “Irma” që po shkatërron gjithçka (Video)

Uragani “Irma” ka shkaktuar vdekjen e dy personave në territorin francez të Karaibeve dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.

Aeroporti “Princesha Juliana” në ishullin Shën Martin, të cilin e ndajnë Franca dhe Holanda, është shkatërruar nga goditja e uraganit. Po ashtu janë dëmtuar edhe aeroplanët.

“Syri” i uraganit Irma, i cili ka arritur shkallën më të lartë – kategorinë e pestë, po kalon përmes Ishujve Virxhine, njoftoi Qendra nacionale amerikane për uragane. Uragani do të kalojë pranë Porto Rikos dhe nesër do të godasë pjesën veriore të Republikës Dominikane.

Në gjithë Karaibet janë evakuuar me mijëra njerëz dhe në disa ishuj të njohur për nga turizmi janë mbyllur aeroportet, transmeton BBC. Media

Share: