Home KRYESORE Edi Rama flet për ekranet e myslimanëve në shesh te Skenderbeu

Edi Rama flet për ekranet e myslimanëve në shesh te Skenderbeu

Kryeministri e kishte shmangur deri më sot një qëndrim për debatin që ndezën fotot e sheshit Skënderbej mëngjesin e Bajramit, të premten e 1 shtatorit.

Në fjalët që zgjodhi në parlament, ai përmendi dy herë fjalën “perde” për t’iu referuar ekranit, që kishte vendosur Komuniteti Mysliman në shesh. Herën e parë e quan “një perde që nuk e mbuloi monumentin”, ndërsa herën e dytë e quan atë “një perde e montuar mediatikisht”.

Duke komentuar debatin, kreu i qeverisë u shpreh se ndjehej më shumë i shqetësuar për atë ç’ka doli në pah nga kjo perde, debati që vë në dyshim harmoninë fetare dhe përkatësinë europiane të shqiptarëve.

Share: