Home KRYESORE Ismail Kadare flet për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit

Ismail Kadare flet për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit

I pyetur rreth zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit, shkrimtari Ismail Kadare u shpreh se e shkuara mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

Duke e identifikuar Ruçin si pjesë të “së shkuarës”, sipas Kadaresë, ka veprimtari e rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që shqiptarët nuk e dinë nga e kanë burimin dhe që mbahen të fshehta.

“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, u shpreh Kadare në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”.

Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe debati në lidhje me të shkuarën ka ngjallur reagimin e shumë figurave të njohura ditët e fundit. /LAPSI.AL/

Share: