Janë ndarë sot pozicionet e deputetëve gjatë mbledhjes së grupit të PS-së. Emri i Saimir Tahiri nuk doli asgjëkundi në komisionet parlamentare.
Rama me ne fund e zbuloi: Ish-ministri i Brendshëm do të jetë koordinator për bashkëqeverisjen me popullin. Një detyrë partiake kjo dhe jo parlamentare që nuk e kemi dëgjuar më parë.
Me pak fjalë e sqaroi Edi rama qe Tahiri do të merret me hallet e popullit si dhe do të koordinojë punën e ministrave me bazën.