Home KRYESORE Basha: Ju tregoj pisllëkun që gjeta në zyrën e Ramës në Bashki....

Basha: Ju tregoj pisllëkun që gjeta në zyrën e Ramës në Bashki. Vinte era… (Video)

Disa akuza të ndërsjellta mes kryeministrit dhe kryetari të PD bënë që Lulzim Basha të fliste për herë të parë për Bashkinë që gjeti kur prej saj u largua Edi Rama. Në fokus të rrëfimit të Bashës ishte papastërtia. Kjo, si kundërpërgjigje etiketimit të opozitës nga Edi Rama, si “opozitë që mban era qepë”.

Basha: “Treçerekun e kohës ke folur si kryetar Bashkie. Ke ngelur kryetar Bashkie, s’u berë dot kryeministër. Bile kryetar komunalje. The që ne qenkemi partia e pisllëkut. E mban mend atë gropën e pisllëkut që e gjete dhe e le derisa e mbusha unë, që quhej gropa e Ajdin Sejdisë? Qelbeshte e gjithë Tirana, por jo aq shumë sa zyra jote. Thonin që ishte jashtëshqitja e breshkave, shpresoj të ishte vetëm ajo. Kështu që le të mos flasim… (ndërhyn Rama, por nuk dëgjohet).

Kemi dëshmitarë këtu. Kemi dëshmitarë nga të dyja krahët, apo nuk është këtu ai zëvendësi yt.

(flet sërish Rama, por nuk dëgjohet në sallë)

Po mirë atëherë, s’paska qenë ajo. Akoma  më keq. Ti ke guximin t’i thuash vendit tënd “opozita e pisllëkut”. Dhe kush, ti! Unë s’jam marrë me akuzat që të janë hedhur në drejtim të higjenës personale dhe as kam ndër mend të merrem. Unë kam kulturën time, formatin tim, formimin tim. Vëri pak një gjë gojës përpara kur ta akuzosh opozitë, se ne jemi opozita e pastrimit. Dhe falë nesh dhe instiktit tënd të palodhshëm për të emuluar atë që e dëshiron dhe s’e kap dot kurrë, je pastruar edhe ti edhe PS në kuptimin e këmishave, kravatave e gjërave të tjera. Të paktën kjo pjesë, se pjesën tjetër e di vetë ti ku e ke futur. E ke zhytur në honet më të pista të krimit, të drogës…. Ah, po. Ke një gjë të madhe, një pastrim të madh në Partinë Socialistë, që është: Pastrimi i Parave”.

Basha tha gjithashtu se në Bashki kishte gjetur 8 mazhordomë që i shërbenin Ramës. Kryeministri replikoi duke thënë se ata nuk ishin 8 mazhordomë, por “8 roje të veshur me këmisha të bardha, jelekë e papijon” që shërbenin për 4 portat hyrëse të bashkisë. Rama u shpreh gjithashtu se kur vajti për herë të parë në bashki gjeti punonjësit duke ngrënë fara, të veshur me pantallona doku e këpucë “gri me vrima”, duke i sjellë këto si shembuj neverie dhe të degradimit të këtij institucioni. /Lapsi.al

Share: