Partia Demokratike, gjithnjë e më shumë po shkon drejt një ndarje të thellë mes grupit “Lëvizja për ringritjen e PD-së” dhe grupit që mbështet kryetarin Basha. Gjatë 24-orëve të fundit palët kanë nisur dhe të sfidohen mes tyre, duke kërkuar dhe vëmendjen liderit historikë të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Siç është parë orët e fundit, Ish Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, një nga besniket më të mira të Berishës Kryeministër, por jo vetëm, e sheh ish Kryeministrin, ende si personin që mban Bashën kryetarë të Partisë Demokratike dhe këtë e argumentoi duke theksuar se, “po të donte Berisha, do ta largonte Bashën nga zyra e kryetarit të partisë, brenda 24 orësh”.
Deklaratën e saj, Topalli e hodhi edhe si një formë sfide dhe paralajmërimi ndaj kryetarit Basha, i cili duket se me vendime te tij dhe lëvizjet e tija politike, po kërkon të shfaqet i distancuar nga Berisha. Por kjo deklartë tërheq edhe vëmendjen e Berishës, që ishte promotori dhe personi që katapultoi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Kjo deklartë e ish kryetares së kuvendit, është dhe një gurë që mund të kris marrëdhëniet Basha-Berisha.
Fakti është se Berisha, në daljet e tij, nuk e ka atakuar asnjëherë Bashën, madje doktori në kritikat e tij ndaj kreut të PD-së, ka qenë mjaft profesinal, aq sa analistët i quajtën sulme me pambuk. “Basha duhet të jetë më i vemndshëm me këshilltarët, të cilët nuk u treguan të aftë për të menaxhuar situatën para zgjedhore”, tha Berisha, duke komentuar humbjen e Bashës në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Por gjërat mund të ndryshojnë dhe sinjali ka mbërritur sot nga një nga ish bashkëpuntorët e afërt të Berishës, Edi Paloka, i cili është edhe një besnik i Bashës. Paloka në deklaratën e tij ka sfiduar qartazi Berishën, duke theksuar se ai ska më lidhje me fatin e Bashës në parti.
Paloka duke komentuar ngjarjet e fundit në PD, i ka dhënë një përgjigje Topallit, duke thënë se kjo gjë nuk mund të ndodh.
“Askush nuk mund të shkarkojë kryetari i partisë, qoftë edhe Berisha, ndërkohë që ai ka marrë votat e anëtarësisë. Mendoj se edhe Patozi edhe Topalli kanë jo vetëm përvojën e gjatë në strukturat e PD, por kanë edhe pjekurinë e duhur për të kuptuar se nuk funksionon kështu partia”, tha Paloka.
Kjo deklaratë e Palokës, mund të thyej qetësinë e Berishës (Nëse është e vërtetë që fati i Bashës në krye të PD, lidhet ende me Berishën) dhe mund të shkaktojë një përplasje ballore mes doktorit, dhe Bashës, si dhe mbështetësve të tyre brenda Partisë Demokratike.
Berisha do të tentoi të tregoi se ka ende dorë tek fatet e PD, ndërsa Basha do tentoi të faktoi se tashmë është i vetëm në krye të PD dhe Berisha është historia e PD-së, nga e cila duhet mësuar…/360Grade.al/