Home KRYESORE Foto/ “Kemi marrëdhënie treshe”, thotë gazetari në emision!

Foto/ “Kemi marrëdhënie treshe”, thotë gazetari në emision!

I ftuar në studion e emisionit ‘Pop Culture’ në ‘Top Channel’, moderatori Bledi Strakosha nuk ngurroi të fliste edhe për jetën e tij private, krahas angazhimeve të tij të reja profesionale. Mirëpo në momentin që moderatori Kelvi Kadilli u shpreh se aty për herë të parë do të bëhej publike dashuria e madhe e Beldit dhe të gjithë prisnin të shihni se kë kishte ai në krah, në ekran u shfaqën dy qentë e Strakoshës. ‘Këto janë dy dashuritë e mia të mëdha.

Kemi një marrëdhënie treshe.’- u shpreh Bledi Strakosha ndërsa në ekran shiheshin pamjet e tij që argëtohej në pishinë me njërin prej qenve të tij. Moderatori vazhdimisht shprehet në media se është një adhurues i madh i kafshëve dhe jo rrallëherë është bërë pjesë e iniciativave për mbrojtjen e tyre.

Sakaq përsa i përket jetës së tij sentimentale, Strakosha u shpreh se është një pjesë e jetës së tij që dëshiron ta mbajë private./360grade.al

 

Share: