Në formularin e vetëdeklarimit, deputeti socialist Gjetan Gjetani nuk pranon të ketë pasur asnjë problem me drejtësinë. Në të gjitha përgjigjet që ka dhënë në lidhje me dënimet, arrestimet, apo ndalimet e policisë brenda apo jashtë vendit, Gjetani ka mohuar problemet. Sipas Partisë Demokratike, ky deputet ka pasur një të kaluar kriminale në Itali, ndaj prokuroria duhet të nisë menjëherë verifikimet./lapsi.al