Home KRYESORE SI MUND TE BEHET PERFSHIRJA E BIZNESIT TE VOGEL NE SKEMEN E...

SI MUND TE BEHET PERFSHIRJA E BIZNESIT TE VOGEL NE SKEMEN E TVSH-se?

Nga Zef Preci

Ditet e fundit personalisht jam perfshire modestisht ne debatin publik rreth propozimit me te fundit te qeverise per perfshirjen e biznesit te vogel ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH).

Se pari, perfshirja ne skemen e TVSH e biznesit te vogel, nuk presupozon domosdoshmerisht 20%. Dmth interesi primar publik eshte perfshirja ne sistem, gjurmimi i levizjes se mallit dhe detyrimi i biznesit te madh qe te deklaroje te gjithe transksionet e veta. Ky grupim eshte burimi i vertete i evasionit dhe jo biznesi i vogel. Pra, mendimi im eshte qe perfshirja e biznesit te vogel ne skemen e TVSH duhet pare qe ne fillim si nje instrument kontrolli ne funksion te reduktimit te informalitetit dhe kurrsesi si nje mjet per te mbledhur me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit.

Se dyti, problemi i “tax compliace” mund te zgjidhet vetem me nje vullnet politik maksimal, nese do te kete nje te tille. Hapat kryesore mund te jene, psh, jo domosdoshmerisht raportim online njelloj si pjesa tjeter e biznesit (mund te behet nje here ne jave apo ne muaj); raportim per disa biznese nga e njejta makine raportimi; mbulim i kostos se makines raportuese nga buxheti; edukim falas i bizneseve rreth raportimit financiar; ofrim i sherbimit te raportimit nga pushteti vendor, etj. Mundet qe e gjithe nisma te zbatohet jo me heret se ne mesin e 2017-tes ose ne fillim te 2018-tes.

Se treti, bizneset me xhiro vjetore deri ne 2 milione leke (te reja) duhen cliruar nga cfaredo detyrimi tatimor pervec vetedeklarimit te vendit ku duan te oftojne mallrat dhe sherbimet (per efekt evidencimi dhe sigurie publike) dhe detyrimit per te tregtuar mallra te shoqeruara me dokumentacionin perkates sipas ligjit. Ketu mendoj se duhet te analizohet me kujdes roli i pushtetit vendor, te cilit i duhet ndalur dora ne lemin fiskal sepse me taksat qe shpik, po perkeqeson klimen e biznesit dhe te investimeve ne vend.

Se katerti, me qellim qe te shmangen keqkuptimet, por edhe ngutja e administrates tatimore per te mbushur arken e shtetit pa pyetur per pasojat, mendoj se futja e biznesit te vogel ne skemen e TVSH mund te behet me faza, duke filluar me ato mallra dhe veprimtari per te cilat sot kemi evidence te mjaftueshme se qarkullimi i tyre nga shumica te pakica gjeneron evazion fiskal ne shuma te konsiderueshme, mandej me te tjerat.

Se pesti, mendoj se qeveria duhet te studioje dhe te analizoje me kujdes normat e fitimit ne lloje te ndryshme te sherbimeve qe ofron biznesi i vogel, me synim qe veprimtarite me norma minimale fitimi te lihen per periudhat e ardhshme.

Se fundi, trajtimi i kesaj nisme te qeverise si ndikim i oligarkise per te falimentuar biznesin e vogel me qellim qe klientela te orientohet drejt qendrave tregtare dhe bizneseve te vete oligarkise nuk eshte krejt pa baza nese ne menyre represive, me “aksion”, do te imponohet zbatimi i saj me TVSH 20%.

Ne kete rast do te injoroheshin plotesisht problemet qe lidhen me pamundesine reale te nje pjese te madhe te bizneseve te vogla per te permbushur detyrimet per raportim per shkak te pamundesise financiare te tyre per te perballuar kostot e ketij procesi, mungeses se njohurive, por edhe te klimes se frikes qe krijon metoda e daleboje e “aksioneve me goditje te perqendruar”, nga te cilet nuk po heq dore kollaj qeveria aktuale…

Share: