Home KRYESORE Misteri i çantës me 115 mijë Euro që iu dorëzua Policisë, *detaje

Misteri i çantës me 115 mijë Euro që iu dorëzua Policisë, *detaje

Pak ditë më parë në Llogara u gjet një çantë me 115-mijë Euro nga një familje shqiptare, e cila më pas u dorëzua pranë organeve të Policisë.

Shumë ngritën pikëpyetje në lidhje me orgjinën e këtyre parave dhe nëse kishin lidhje me krimin apo pasrtimin e parave.

Por jo, sipas gazetarit të Vlorës Enrik Mehmeti, nga Policia thonë se ato i përkisnin një cifti mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjensie imobiliare.

Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklauruar në dalje të Ukrainës ,nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri.

DETAJET E PLOTA:

Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogoras

Rreth një javë më parë,pikërisht në këtë vënd,një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në djeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan.

Pasi morën falenderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete,familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare .

Lind pyetja:

Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?

Sipas burimeve të policisë ishin një cift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjensie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklauruar në dalje të Ukrainës ,nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….

Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në llogara atë ditë.

Share: