Home KRYESORE Qëndrimet tona servile dhe indiferente!

Qëndrimet tona servile dhe indiferente!

Nga Alfons Cupaj

Tragjikisht, shoqëria shqiptare është orientuar përgjithësisht drejt dy qendrimeve, qendrim servil dhe qendrim indiferent. Nuk ka rëndësi se sa e madhe është shkalla e padrejtësisë, budallallekut apo mjerimit ku jemi zhytur si shoqëri, ne serish nuk reagojmë, por u rrimë besnikë këtyre dy qendrimeve që veç sa i përkeqësojnë edhe me tej gjërat. Qendrimi servil dominon në çdo sferë të shoqërisë. Puthadorët e servilët, që në të shumtën e rasteve janë ca copa mishi me dy sy, pa formimin e duhur profesional dhe pa ndjesitë më minimale njerëzore, shohim se si lartësohen në pozicione kyçe të sferave drejtuese shoqërore. E nëse këta të parët i neveris dhe ndjej keqardhje njëkohësisht, grupin e qytetarëve indiferent i kuptoj, megjithëse nuk pajtohem me ta. Këta, shpesh herë të ndikuar nga privilegje të caktuara, por edhe nga pasiguria ekonomike apo pasiguria për vendin e punës, kanë zgjedhur të kyçin gojën, të heshtin, edhe pse të bindur për dëmin e madh që i shkaktojnë vetes, brezave të ardhshëm dhe vendit. E nëse një servil, që domosdo është edhe i paditur, hesht sepse nuk është i aftë të bëje gjë tjetër, shtresa tjetër nuk duhet të rrije indiferente. Qendrime të tilla na fundosin edhe më tepër.

Share: