Një 39-vjeçar u arrestua, pasi dhunoi gruan për motive xhelozi dhe më pas i morri rreth 30 mijë lekë duke e kërcënuar me thikë. I arrestuari është Vath Uku 39 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për dhunë në familje).
Sipas policisë, në banesën e tyre në rrugën “Dritan Hoxha” pas një debati për motive xhelozie, ai dhunoi gruan E. U. 34 vjeçe fizikisht dhe më pas nën kërcënimin e thikës i ka marrë shumën prej 30 mijë lekësh.
Pas denoncimit policia e arrestoi, ndërsa u sekuestrua edhe thika me të cilën ai kërcënoi gruan. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.