Home KRYESORE Dekorimet, Sami Repishti i kerkon Kodhelit te jape doreheqje.

Dekorimet, Sami Repishti i kerkon Kodhelit te jape doreheqje.

Ish- dënuari politik që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitesh, Sami Repishti ka dënuar veprimin e Qeverisë “Rama” që dekoroi prokurorë e gjykatës të komunizmit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres Kodheli për dekorimin që iu bë hetuesit të At Zef Pllumit, Shyqyri Çoku. Profesor Repishti tregon me kete rast per opinionin publim se Çoku ka qenë edhe torturues i tij gjatë kohës që ka qenë në hetuesi.

“E kam njohur që kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të. Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë për arsye të moshës. Personalisht kam ngrënë disa shkopinj dhe grushte e shkelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesie. Kriminelin ”˜shoku Çoku’ që më shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtënore me drunin e tij të pagdhenun, e çizmen e tij të dytë, unë nuk e fal, sepse tradhëtoi bashkëvuejtësit e mi. Njëkohësisht unë nuk fal as shtetin që ka për detyrë të më mbrojë e që për 25 vjet të gjata nuk zbatoi drejtësinë ma fillestare” –  rrëfen profesor Sami Repishti.

Ai thekson me force dinjiteti se dekorimi i këtyre personave është një fyerje për viktimat e komunizmit dhe ka kërkuar që ministrja Mimi Kodheli të japë dorëheqjen.

-“Dekorimi i 1000 veteranëve dhe kriminelëve të regjimit të kuq nga Ministria e Mbrojtjes e që përfshin edhe xhelatët e ish-Sigurimit ashtë një fymje e randë për të gjithë popullin shqiptar, e sidomos për viktimat e komunizmit në Shqipëri e familjarët e tyne. Për keto arsye, zonja ministre mbas këtij akti tuej të dënueshëm, ju keni vetëm nji rrugë të ndershme me marrë, jepni dorëheqjen dhe sa më shpejt”, thite Sami Repishti.

Nuk besohet qe ministrja Kodheli te jape doreheqjen por reagimet ne shenje proteste nga komuniteti katolik kane qene te shumta. Dom Gjergji Meta, zedhenes i Kishesh Katolike sot pas homazheve dhe varrimit te Imzot Rrok Miredites ku politikanet me te pushtetshem te vendit vrapuan per ti kryer nderet e rastit dhe te recitonin ne publik, nepermjet nje shkrimi u ben thirrje te jene me te drejte ndersa shkojne te Institucionet e Kultit. Dom Gjergji Metau thote atyre qe Kisha dhe korrupsioni jane dy gjera te kunderta!

Share: