Home KRYESORE Arna, arna, qeveria të ka xhan!

Arna, arna, qeveria të ka xhan!

Nga Edmond Tupja

Ende ruaj në shtëpi një makinë të vjetër qepëse, “Singer” origjinal, të fillimit të viteve ’30 të shekullit të kaluar.

Kur isha i vogël, domethënë rreth gjashtëdhjetë vite më parë, ime më (me profesion rrobaqepëse këmishësh para se të dilte partizane), na rregullonte këmishat me atë makinë duke ua kthyer nga ana e prapme jakat e ronitura prej përdorimit të shpeshtë dhe larjeve të shumta, ose duke ua prerë mëngët për t’i shndërruar ato në jaka të reja.

Nëna na arnonte gjithashtu edhe çorapet me një durim të përsosur. Asokohe gjithashtu, kur qepnin ndonjë xhaketë të re, shqiptarët i kërkonin rrobaqepësit që xhepin e vogël t’ua bënte të rremë, pra, të papërdorshëm, vetëm sa për t’u dukur si i tillë, sepse, një ditë do të vinte që atë xhaketë tashmë të vjetëruar do t’ia çonin rrobaqepësit që t’ua kthente nga e prapmja dhe vetëm atëherë xhepi do të bëhej vërtet funksional, siç thuhet sot.

Share: